Tjetër aksident, makina del nga rruga në Mallakastër, ka të plagosur

Tjetër aksident, makina del nga rruga në Mallakastër, ka të plagosur

10:38, 16/07/2023
A+ Aa A-

Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët e vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia njofton se, rreth orës 05:15 të mëngjesit, në fshatin Poçem të Mallakastrës, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar jashtë saj.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur pasagjeri që ndodhej në mjet, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Mallakastrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, në fshatin Poçem, Mallakastër, shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip ‘Bmw’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco