Vrau me tre plumba shokun në Selanik, dorëzohet në polici shqiptari 45-vjeçar

Vrau me tre plumba shokun në Selanik, dorëzohet në polici shqiptari 45-vjeçar

16:14, 14/07/2023
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar Shpëtim Bajramit, që u qëllua dje në një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, është dorëzuar në polici pasditen e sotme.

Bëhet fjalë për një shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili është vetëdorëzuar i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos, sipas voria.gr.

Sipas të dhënave të dy personat njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe merreshin me trafik heroine dhe kanabisi nga Elbasani në Selanik.

Sipas policisë greke viktima ka qenë korrier i drogës, që ia sillte ekzekutorit. Ai hynte e dilte shpesh në Shqipëri. Zakonisht përdorte doganën e Qaf Thanës për të hyrë në Shqipëri dhe dilte nga Kapshtica. Për herë të fundit ka hyrë në Greqi vetëm pak orë para se të vritej.

Dëshmitarë okularë i kanë thënë policisë që debati mes tij dhe autorit ka qenë lidhur me një sasi lekësh të cilën autori nuk ja kishte dhënë viktimës për një punë të kryer për të cilën viktima kishte qenë korrekt dhe priste të paguhej.

Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco