Vrasja e të riut me thikë në Angli/ Shpallen fajtorë dy shqiptarë, ekzekutuan Armend Xhikën në 2021

Vrasja e të riut me thikë në Angli/ Shpallen fajtorë dy shqiptarë, ekzekutuan Armend Xhikën në 2021

15:42, 14/07/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë dënuar për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika. I riu ndërroi jetë më 13 maj 2021, pasi u qëllua më thikë. Sipas BBC, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mentor Selmani, 28 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e tij. Policia tha se takimi ishte për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis dy grupeve pas një aaksidenti utomobilistik për të cilin fajësohej Xhika.

Senia, nga Burnett Street, Bradford, dhe Selmani, pa adresë fikse, u lanë në paraburgim dhe do të paraqiten para Gjykatës së Sheffield Croën për t'u njohur me dënimin e tyre. Oficeri i lartë hetues, inspektori i detektivit Simon Cartëright në policinë e Yorkshire-it të Jugut tha: Armendi humbi jetën për dëmtimin e një automjeti. Ai nuk do të kishte vdekur nëse personat e përfshirë në vdekjen e tij nuk do të kishin për qëllim t’i shkaktonin dëm.

Ndërkohë që dy persona janë shpallur të fajshëm, për vrasjen e të riut në kërkim janë vëllezërit Eljaso Cela, 28 vjeç dhe 26-vjeçari Mateo Cela.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco