SYRI TV/ Fran Tuci i Fushë-Arrëzit në burg për shpërdorim detyre, lejoi hapjen e rrugës në Iballë

15:18, 14/07/2023
A+ Aa A-

GJKKO ka lënë në burg për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tucin për shpërdorim detyre, ndërsa në arrest shtëpie ish-administratorin e Njësi Iballë. Tuci akuzohet për shpërdorim detyre pasi dha leje për hapjen e një rrugë në këtë njësi Administrative, më dëm ndaj shtetit në mbi 234 milion lekë. Në sallën e gjyqit, ish-kryebashkiaku tha se banorët kishin mbledhur vetë paratë, dhe ai miratoi kërkesën e tyre për hapjen e rrugës.

SYRI TV

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci dhe në arrest shtëpie Ndoc Markun, ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

"Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje", deklaroi Tuci para togave të zeza të cilat nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për masë më të butë sigurie.

Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me kuadrin ligjor, ka lejuar hapjen e një segment të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, kap vlerën 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes së regjistruar pranë ASHK, në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi Durim Margjekaj, administrator i një subjekti tregtar privat ndaj të cilit është caktuar masa detyrim paraqitje në mungesë dhe urdhëri ende nuk është ekzekutuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco