Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, shpërndanin drogë në sheshe dhe lokale

Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, shpërndanin drogë në sheshe dhe lokale

13:32, 14/07/2023
A+ Aa A-

Autoritetet në Itali kanë vënë në pranga 3 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge. Si rezultat i hetimeve është zbuluar se të rinjtë shqiptarë përkatësisht 24, 31 dhe 30 vjeç e mbanin drogën në dy baza të ndryshime, në një apartament në Altavilla Vicentina dhe në një shtëpi në Poianella di, shkruajnë mediat italiane.

Droga shpërndahej në lokalet e qytetit në zonën e Vincenzës. Pas kontrollebe në apartamentin e Altavilla Vicentina, u zbulua se të rinjtë 24 dhe 31 vjeç ishin furnizues të 30 vjeçarit, i cili më pas bënte edhe shpërndarjen e kokainës.

 Në momentin që policia është futur në banesë 24 vjeçari ka tentuar që të arratiset duke u hedhur nga dritarja e banesës dhe duke pësuar disa fraktura.

Në kuadër të operacionit në këtë banesë është sekuestruar mbi 500 gramë kokainë nga e cila mund të ishin marrë rreth 1000 doza, 50 gramë lëndë prerëse dhe gati 1000 euro para cash, si dhe 7 telefona inteligjentë dhe 3 peshore precize peshimi. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende me dije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco