KESH fillon importin e energjisë elektrike/ Nuk ka transparencë, shkelet ligji

KESH fillon importin e energjisë elektrike/ Nuk ka transparencë, shkelet ligji

13:11, 14/07/2023
A+ Aa A-

Korporata elektroenergjitike Shqiptare ka nisur importin e energjisë elektrike, duke blere energjinë elektrike per periudhën 15 Korrik deri ne 23 Korrik,  blerje të cilën e ka bërë me dy proceduara, blerje energjie për datat 15-16 Korrik, dhe blerje energjie për datat 17 deri 23 Korrik,  në total për periudhen nga data 15 Korrik deri në 23 Korrik ka blerë sasinë e energjisë prej 50,800 MWh, me vlerën totale prej 5,348,796 Euro. 

Energjia e blere për këtë periudhë është blerë me çmim mesatar prej 105 Euro / MWh.

Për tu theksuar që KESH.sha e ka bërë këtë blerje nga platforma e vet elektronike, platforme e cila është komplet jo transparente, ku nuk ke mundësi të shohesh asnjë informacion për tenderat e energjisë që bën KESH. sha, ku nuk shikon dot kush ishin pjesëmarrësit në garë, sa ishte çmimi i ofruar nga secili pjesëmarrës, sa ishin sasitë e ofruara nga secili pjesëmarrës, kush nga pjesëmarrësit u shpall fitues, sasitë dhe çmimi i ofruar nga fituesit, etj etj informacione që kompanitë publike e kanë detyrim ligjor ti publikojnë.

Gjithkush mund ta imagjinojë pse KESH.sha i bën tenderat në mënyre jo transparente, duke e mbajtur në fshehtësi të plotë të dhënat mbi procedurat tenderuese, dhe duke  anashkaluar Bursën Shqiptare të Energjisë ALPEX e cila ka filluar funksionimin e plotë të saj qe nga data 11 Prill 2023.

Kjo shkelje e pastër e ligjit duhet të hetohet nga struktura e posaçme antikorrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco