'Aksident me vdekje dhe dhunë në familje', tre të arrestuar në Elbasan

'Aksident me vdekje dhe dhunë në familje', tre të arrestuar në Elbasan

13:19, 11/07/2023
A+ Aa A-

Tre shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Sipas policisë mësohet se i arrestuar është një 34 vjeçar, i cili një ditë më parë në aksin rrugor “Elbasan – Librazhd” ka përplasur një këmbësor i cili ka humbur jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Elbasan – Librazhd”, ju bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan 34 vjeçarin, pasi automjeti që drejtohej nga ai, ka përplasur këmbësorin 78 vjeçar, cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu të arrestuar janë edhe dy të rinj të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë në familje, njëri ndaj gruas dhe tjetri ndaj bashkëjetueses.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: 33 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe një 34 vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, shkruan policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco