Vlora mbytet nga tymi toksik në pikun e sezonit

Vlora mbytet nga tymi toksik në pikun e sezonit

18:21, 30/06/2023
A+ Aa A-

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka gjobitur me 1 milion lekë, bashkinë e Vlorës,  për zjarrin që ka rënë në fushën e mbetjeve dhe po vazhdon prej dy ditësh duke shkaktuar një ndotje të madhe pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Mësohet gjithashtu se  Agjencia Rajonale e Mjedisit me seli në qytetin e Fierit se ka nisur procedurat për të marrë masa mbi ndotjen e shkaktuar.

Shërbimi zjarrfikës ka luftuar për të shuar flakët, që kanë shqetësuar banorët dhe turistët e shumë të Vlorës.

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona me dyshimin se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme. Problem i zjarrit, i erës së keqe që është përhapur nuk është i pari. Kjo situatë është e përsëritur.

Lexo edhe: SYRI TV/ Zjarri i plehrave mbyt me tym Vlorën në kulmin e sezonit turistik

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco