SYRI TV/ Zjarri i plehrave, mbyt me tym Vlorën në kulmin e sezonit turistik

13:50, 30/06/2023
A+ Aa A-

Zjarri që ka përfshirë prej dy ditësh landfillin e mbetjeve në Vlorë ka mbytur qytetin bregdetar në kulmin e sezonit turistik. Sipas policisë dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, ndërkohë që është hasur vështirësi në shuarjen e flakëve.

SYRI TV

Në kulmin e sezonit turistik Vlora është mbytur nga tymi dhe era e rëndë e djegies së mbeturinave. Zjarr masiv që përfshiu një ditë më parë vend hedhjen e mbeturinave në qytetin e Vlorës ka vijuar edhe këtë të premte. Flakët janë përhapur në gjithë zonë duke krijuar një re të dendur tymi.

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke. Tymi ka mbërritur dhe në qytetin e Vlorës. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët. Forcat zjarrfikëse kanë qenë gjatë gjithë natës në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. E gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi.

Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve janë shtuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave mbi izolimin e flakëve. Ashtu si edhe në fushmbetjen e e Fierit edhe ne Vlorë duket se zjarri i vendosur ne plehra  po i paraprin që dergimi i tyre të shkojë në incenratorin e Fierit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco