Fëmijëve të emigrantëve iu jepeshin pilula gjumi nga trafikantët shqiptarë gjatë kalimit të kufijve Një oficer policie sllovene monitoron kufirin italian në rajonin e Koperit

Fëmijëve të emigrantëve iu jepeshin pilula gjumi nga trafikantët shqiptarë gjatë kalimit të kufijve

17:52, 30/06/2023
A+ Aa A-

Të gjithë kontrabandistët u raportuan si shtetas shqiptarë dhe kosovarë dhe shumë prej tyre banonin në Itali. 

Lexo më tej: Makina të shpejta, rrahje emigrantëve dhe miliona euro: Si u kap banda e Miftarajt

Policia italiane në qytetin verilindor të Triestes tha se kishte konstatuar se kontrabandistët u jepnin pilula gjumi fëmijëve të refugjatëve që të mos bënin zhurmë natën kur kalonin me ta përtej kufirit kroato-slloven. Ndërkohë, të rriturve u jepnin pije energjike që të mund të ecnin më shpejt nëpër rajonin malor.

Policia në Trieste tha se emigrantët paguanin deri në 250 euro për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ata  çoheshin në kufirin kroato-slloven për të ecur për në Slloveni gjatë natës, ku më vonë merreshin dhe zhvendoseshin më tej në Itali.

Atyre që kishin fëmijë u jepnin pilula gjumi për t'i mbajtur ata urtë dhe për të mos tërhequr vëmendjen për kalimin e parregullt të kufirit, sipas policisë. Supozohet se dozat e dhëna nuk ishin të destinuara në mënyrë specifike për fëmijët.

Ndërkohë, të rriturve iu jepnin "sasi të mëdha" pije energjike për të bërë udhëtimin e mundimshëm duke mbajtur fëmijët e tyre.

Autoritetet shtuan se kishin mësuar për raste në të cilat kontrabandistët i rrihnin emigrantët për t'i detyruar ata të vazhdojnë udhëtimin.

Ndërgjegjësimi për truket e pista të kontrabandistëve

Informacioni u mor në kuadrin e e një hetimi ndërkombëtar, në të cilin u identifikuan 26 anëtarë të dyshuar të një rrjeti të dyshuar kontrabande.

Shtatë prej tyre u arrestuan, pesë janë ende në kërkim pas urdhër-arresteve ndaj tyre dhe 13 të tjerë janë nën hetim.

Të gjithë të dyshuarit u raportuan si shtetas shqiptarë dhe kosovarë, shumë prej tyre banonin në Itali.

Prefekti Francesco Messina i Policisë së Triestes tha se shumica e emigrantëve që u kontrabanduan përtej kufirit në këtë mënyrë nuk donin të përfundonin në Itali dhe shkuan më tej, duke shtuar se ishte e zakonshme që migrantët të shkonin në Evropën veriore.

"Ky është sigurisht një operacion i kufizuar dhe nuk do të ulë kalimin e emigrantëve në afat të shkurtër, por krijon një ndërgjegjësim që mund të na sjellë në një kontroll më të madh të këtij fenomeni," tha Messina.

Hetimi filloi në vitin 2021, kohë në të cilën Kroacia kishte ende kontrolle kufitare, të cilat u hoqën në fillim të këtij viti kur ajo iu bashkua zonës Shengen të BE-së.

Që nga fillimi i vitit, Kroacia është pjesë e kufirit të jashtëm të BE-së, ku lëvizjet përgjatë Rrugës Ballkanike  janë bërë subjekt i një mbikëqyrjeje më të madhe./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco