VIDEO-SYRI TV/ Dosja e Gentian dhe Indrit Beqiri, SPAK dhe Durrësi ping-pong me vëllezërit e penduar

16:11, 30/06/2023
A+ Aa A-

Dosja e vëllezërve Gentian e Indrit Beqiri, bashkëpunëtor të drejtësisë, mbetet përfundimisht në Durrës. Pas ping-pongut mes Prokurorisë së këtij qyteti dhe SPAK-ut, kjo e fundit nuk i konsideron elementet hetimore si grup i strukturuar kriminal Vëllezërit ranë në pranga pasi u morën peng nga Rrumi i Shijakut, teksa dëshmitë e tyre zbardhën disa vrasje e atentate përfshirë vrasjen e Erion Çelës në ‘Don Bosko’ e Arben Mërkurit në Sukth.

Nga SYRI TV

Gjykata e Durrësit vendosi disa kohë më parë se dosja e vëllezërve Gentian e Indrit Beqiri duhet hetuar si grup i strukturuar kriminal. Pas këtij vendimi Prokuroria e të njëjtit qytet shpalli moskompetencë duke ia kaluar dosjen për hetim Prokurorisë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo e fundit, vlerësoi se nga të dhënat hetimore, nuk provohet pretendimi i akuzës së Durrësit dhe për rrjedhojë hetimi i saj duhet të mbetet po aty. Aktualisht Prokuroria e Durrësit pas refuzimit të SPAK, po heton për të gjetur fakte të reja që provojnë deklarimet e vëllezërve. Ata ranë në pranga pas një përplasje me njerëzit e Aleksandër Lahos (Rrumt të Shijakut).

Indrit e Gentian Beqiri ishin porositur të mbanin nën survejim Lahon me qëllim final ekzekutimin e tij, por njerëzit e tyre i diktuan dhe i morën për disa orë peng. Pasi u liruan, ata u kapën nga policia dhe gjatë sqarimit të rrethanave të ngjarjes rrëfyen se Aleksandër Lahion e donte të vdekur Kasandër Noga. Një ngjarje tjetër që zbardhën ishte ajo e ‘Don Boskos’ ku mbeti viktimë shtetasi Erion Çela, vrasje e bërë gabimisht sipas vëllezërve Beqiri, pasi shënjestra ishte Geron Hasanbelliu, vëllai i Erion Hasanbelliut.

Vëllezërit zbuluan se Kevin Zeneli alias Suçi, i shpallur në kërkim konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, një personazh ky i njohur i botës së krimit, nga i cili ishte porositur të krijonte kushtet e vrasjes. Noga konsiderohet si kundërshtari i Hasanbelliut, për shkak të një konflikti mbi 20 vjeçar, ku u vra babai i këtij të fundit dhe saga e atentateve vijoi ndër vite mes tyre.

Pa kaluar 5 muaj nga vrasja e Erion Çelës, ky grup merr një tjetër porosi, këtë herë për të ekzekutuar në Sukth, Arben Mërkurin, i njohur ndryshe si ‘Maneci’. Dy vëllezërit kanë siguruar kushtet për ekzekutimin e tij, ngjarje e ndodhur më 18 maj të vitit të kaluar.

Për vrasjet vëllezërit thonë se paguheshin nga 50-150 mijë euro. 15 persona përfunduan në pranga pas dëshmisë së Beqirëve, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë Aleksandër Lahon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco