Rrotacioni/ Ikën Albana Shtylla, Sokol Çomo zgjidhet në krye të KPA-së pë 3 vitet e ardhshme

Rrotacioni/ Ikën Albana Shtylla, Sokol Çomo zgjidhet në krye të KPA-së pë 3 vitet e ardhshme

14:12, 30/06/2023
A+ Aa A-

Është zgjedhur sot Kryetari i ri i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023.Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime, kandidati Sokol Çomo.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023.

Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco