Aksidenti ku humbi jetën efektivi, arrestohet shoferi i trajlerit në Korçë

Aksidenti ku humbi jetën efektivi, arrestohet shoferi i trajlerit në Korçë

15:26, 26/06/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar nga policia e Korçës shoferi i trajlerit, që u përplas ditën e djeshme me mjetin që drejtohej nga oficeri i policise Ilir Duni, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima mësohet se po kthehej nga shërbimi, pasi ishte punonjës i Stacionit të Policisë Kufitare Goricë kur u përplas me kamionin.

Njoftimi i policise:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 68 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti që drejtohej nga 68-vjeçari, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, (punonjës i Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi), dhe nga përplasja, ka humbur jetën 63-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco