Akuza për spiunazh, arrestohen dy shqiptarë në Greqi: Ishim tapë

Akuza për spiunazh, arrestohen dy shqiptarë në Greqi: Ishim tapë

09:13, 26/06/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë të moshës 63 dhe 67 vjeç janë arrestuar nga autoritetet greke në Salaminë. Ata akuzohen për spiunazh.

CNN Grek raporton se dy shqiptarët e dyshuar për spiunazh u kapën në ambientet e zonës ushtarake në Bazën Detare Ushtarake në Salaminë.

Ata janë pikasur nga ushtarët e marinës ushtarake greke, të cilët i kanë dorëzuar në polici.

Sakaq dy të arrestuarit thanë para policisë greke se kanë qenë në gjendje të alkoolizuar kur kanë hyrë në Bazën Deatre Ushtarake, pretendim që rezultoi i vërtet pas kryerjes së testit të alkoolit.

Në vijim priten informacione konkrete në lidhje me rastin. Policia greke vazhdon hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco