Vrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, arrestohet i plagosur pas disa orësh autori

Vrasja e dy vëllezërve në Gjakovë, arrestohet i plagosur pas disa orësh autori

08:47, 26/06/2023
A+ Aa A-

Vihet në pranga autori i vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë, Gjergj Gjoka. Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Mediat kosovare kanë siguruar foton e autorit, i cili u mori jetën një ditë më parë dy vëllezërve Haxhi dhe Blerim Islamaj në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Lajmin është konfirmuar edhe nga Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë. Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistimi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.

Gjokaj fillimisht shkoi në spital në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan.

Vrasja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në orën 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco