Prangosen shqiptarë dhe italianë trafikuan 1 ton kokainë dhe 1 ton hashash

Prangosen shqiptarë dhe italianë trafikuan 1 ton kokainë dhe 1 ton hashash

19:30, 23/06/2023
A+ Aa A-

Një rrjet trafikantësh droge të përbërë kryesisht nga shqiptarë është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët Eurojust dhe Europol, të cilat kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Gjermani, Itali dhe Holandë.

Gjatë këtij aksioni të përbashkët u arrestuan 35 persona dhe janë ushtruar kontrolle në 51 vende. Po ashtu në këtë aksion u përfshinë më shumë se 600 policë. Eurojust ndihmoi autoritetet në krijimin dhe financimin e një ekipi të përbashkët hetimor (EPH) për rastin. 

Rrjeti kriminal dyshohet se trafikonte kokainë dhe kanabisit nga Amerika e Jugut dhe më pas e shpërndante atë në vendet e Bashkimit Europian. Rrjeti kriminal kishte disa baza logjistike ku ruheshin lëndët narkotike dhe të ardhurat nga ky aktivitet, si edhe aty mund të takoheshin bashkëpunëtorët. Ata posedonin gjithashtu një flotë të gjerë automjetesh, telefona celularë të pajisur me aplikacione të koduara për mesazhe. Ky grup kriminal njihet edhe për përdorimin e dhunës, duke përfshirë episode torture dhe rrëmbimi.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal ka kryer të paktën 36 importe në total 1 ton kokainë dhe 1 ton hashash në periudhën mars 2020-qershor 2021. Vlera në treg e drogës së shpërndarë dyshohet se ka arritur 1 miliardë euro. Gjatë hetimit u sekuestruan edhe mbi 1 milion euro cash.

Të ardhurat e krimit u ndanë mes anëtarëve të rrjetit sipas roleve të tyre përkatëse. Në Gjermani, disa të dyshuar zotëronin një restorant luksoz, një bar dhe një agjenci imobiliare që dyshohet se përdoreshin për të pastruar paratë nga aktivitetet e trafikut të drogës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco