I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 38-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Belgjika në Greqi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 38-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Belgjika në Greqi

19:29, 23/06/2023
A+ Aa A-

Një 38-vjeçar shqiptar i arrestuar për trafik droge në Belgjikë është ekstraduar për në Greqi, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkomb♪7tar nga autoritetet greke. Ai është arrestuar gjatë marsit në aeroportin e Brukselit, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Shqipërisë me dokumente të falsifikuara.

38-vjeçari jetonte në Rio, Greqi dhe konsiderohet nga ELAS si “kokë” në tregtinë dhe trafikun e drogës në Patra dhe Egialia.

Gjatë operacionit policor në fillim të dhjetorit 2022, u arrestuan katër anëtarë të organizatës kriminale, mes të cilëve edhe dora e “djathtë” e 38-vjeçarit, ndërsa ai kishte arritur të arratisej.

Kujtojmë se në operacionin e dhjetorit të kaluar u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kilogramë kanabis, 483 gramë kokainë, 43 gramë heroinë, me një vlerë totale prej 224 mijë eurosh, të groposura në zona pyjore, në Patra dhe Egjialia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco