Fitonte 2500 euro në muaj nga trafiku i heroinës, burg për të riun shqiptar në Francë

Fitonte 2500 euro në muaj nga trafiku i heroinës, burg për të riun shqiptar në Francë

16:30, 22/06/2023
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Francë për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, 27-vjeçari ishte pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në Lion, e ndërsa mësohet se paguhej 2000-2500 euro në muaj për shitjen e heroinës dhe kokainës.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi 108 gr heroinë, 15 gr kokainë dhe para cash.

Përveç dënimit më 18  muaj burg, 27-vjeçarit i është ndaluar hyrja në Francë për 10 vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco