SYRI TV/ Bastisja e MEK, asnjë i pandehur apo i arrestuar, indicia për hetimet nga deklarimet e Iranit

14:18, 22/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit dhe SPAK nuk kanë ende asnjë provë, asnjë të arrestuar apo person të akuzuar për të justifikuar bastisjen e kampit të MEK në Manëz. Dy ditë më pas, asnjë prej institucioneve nuk merr përsipër të justifikojë ndërhyrjen e dhunshme të 2 mijë efektivëve policie në kamp, duke u mjaftuar vetëm me dyshimet e artikuluara nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi.

Syri tv

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me SPAK ndërmorën një mega operacion për bastisjen e kampit të MEK në Manëz, duke angazhuar 2 mijë forca policie, një operacion i paparë më parë në Shqipëri.

Por teksa kanë kaluar 2 ditë nga ky operacion, që u bë lajm edhe në mediet botërore për përplasjet e dhunshme, ku MEK pretendon për 1 viktimë dhe 100 të plagosur, si SPAK ashtu edhe Policia nuk kanë një konkluzion për rezultatet e këtij mega operacioni. Në qeli nuk ka asnjë të arrestuar për 6 akuzat e rënda përfshirë edhe provokim lufte, sulme kibernetike apo grup i strukturuar kriminal, e për më tepër  nuk ka as edhe një person të vënë nën akuzë për këto vepra penale.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku morën përsipër të justifikonin veprimet e dhunshme të Policisë, e madje ti flisnin opinionit publik për aktivitetet të rënda nga ky komunitet.

Por sot 2 ditë pas, asnjë institucion nuk merr përsipër të thojë nëse akuzat e ngritura janë të provuara, apo mbeten sërish në kuadër të dyshimeve, pasi nuk ka asnjë të arrestuar apo të vënë nën akuzë. Syri Tv siguroi dosjen e plotë të SPAK për MEK, e sipas kësaj dosje, akuzat janë ngritur në bazë të publikimeve që bën hakerat iranianë që sulmuan sistemet shqiptare e deklaratat publike të regjimit të Iranit. Por ndërsa asnjë nga akuzat , deri më tani nuk është i bazuar në prova, të vetmet veprime janë vënia nën hetim e 6 muxhahedinëve që kundërshtuan policinë dhe sekuestrimi i kompjuterëve që ata kishin në banesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco