Aksident i rëndë në hyrje të Lushnjës, motori merr përpara këmbësorin

Aksident i rëndë në hyrje të Lushnjës, motori merr përpara këmbësorin

13:12, 22/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjës, pranë vendit të quajtur “Shëtitorja e Palmave”.

Gramoz Xhumari, 45 vjeç, është përplasur nga një motoçikletë teksa po kalonte rrugën dhe ka mbetur i plagosur.

Motori është në pronësi të 31-vjecarit Ledion Duro. Të dy janë të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia ndërkohë që bizneset në zonë kërkojnë vendosjen e pengesave në rrugë për të ulur shpejtësinë e automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë.

Ky është rasti i dytë brenda muajit qershor që ndodh një aksident po në të njëjtën zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco