Bastisja e dhunshme te kampi i MEK/ SPAK nuk gjen server, merren në pyetje 10 muxhahedinë

Bastisja e dhunshme te kampi i MEK/ SPAK nuk gjen server, merren në pyetje 10 muxhahedinë

10:57, 22/06/2023
A+ Aa A-

Dhjetë muxhahedinë iranianë janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit si dëshmitarë në ngjarjen e ndoshur paraditen e së martës në kampin Ashraf 3 në Manzë.

Muxhahedinët janë pyetur në lidhje me pretendimet se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre si dhe me sprajtin që kanë hedhur janë përgjegjës për humbjen e jetës së një anëtari në kamp.

Gjatë dëshmisë së dhënë dje ata kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim. Më herët, për këtë pretendim, autoritetet shqiptare deklaruan se nuk është ushtruar dhunë ndaj muxhahedinëve.

Policia dhe Prokuroria nuk kanë mundur të sekuestrojnë ende kamerat brenda kampit, dhe për këtë janë detyruar që me një kërkesë t’u drejtohen përfaqësuesve të muxhahedinëve për t’u dhënë pamjet e kamerave të sigurisë.

SPAK pretendon se një bazë kibernetike është asgjësuar brenda ambienteve të kampit “Ashraf 3”, e cila ka ngritur dyshime të forta se përdorej nga anëtarët e MEK, për të kryer sulme kibernetike ndaj Iranit. Bëhet fjalë për një server qendror, por që nga të dhëna të hetimit bëhet me dije se Policia e Shtetit nuk ka mundur ta gjejë.

Sipas SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në këtë kamp, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë janë ende në Shqipëri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco