Përplasja me policinë, rreth 15 muxhahedinë përfundojnë te Trauma, si paraqitet gjendja e tyre

Përplasja me policinë, rreth 15 muxhahedinë përfundojnë te Trauma, si paraqitet gjendja e tyre

17:24, 20/06/2023
A+ Aa A-

Rreth 15 muxhahedinë po marrin mjekim aktualisht në spitalin e Traumës, pas përplasjes së tyre me policinë teksa kanë kundërshtuar që këta të fundit të ushtronin kontrollin që ishte urdhëruar nga SPAK.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, sakaq viktima është transportuar drejt spitalit të  morugut, ku pritet që të kryhet edhe ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

Për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përplasjes së policisë me muxhahedinët, në Manzë, pritet një konferencë për mediat e Muhamet Rrumbullakut dhe Bledi Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco