Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë

15:07, 20/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për masë më të lehtë sigurie se ajo e “arrestit me burg”.

Beleri i cili kandidoi nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për blerje votash.

Megjithëse në burg, Beleri arriti të merrte votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryebashkiak i Himarës.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij përmes avokatit dhe pretendon se arrestimi është i motivuar politikisht.

Kujtojmë se për arrestimin e tij pati një sërë reagimesh nga Greqia fqinje, por edhe nga aktorë e faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco