Flet një prej banorëve: Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp, policia pa paralajmërim, përdorën gaz lotsjellës

Flet një prej banorëve: Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp, policia pa paralajmërim, përdorën gaz lotsjellës

11:56, 20/06/2023
A+ Aa A-

Banorët e kampit Ashraf 3 kanë reaguar pas aksionit të sotëm të policisë ku informacionet e para flasin për një viktimë nga radhët e muxhahedinëve dhe disa të plagosur.

Një prej banorëve tha për mediat se policia shqiptare ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës.

Sa i përket të dhënave se policia kishte informacion për një person të rrezikshëm brenda kampit, banori e ka mohuar.

“Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë. Disa janë të plagosur, një muxhahedin është vrarë”, tha banori.

“Asnjë paralajmërim për kontrollet. Ne jemi refugjatë. Nuk na tregon as leje, as urdhër. Nuk ka njerëz të rrezikshëm në kamp. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Ata në këtë ditë sulmuan”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco