Kontrollet në kampin e MEK/ Një person ka humbur jetën, 36 të plagosur

11:52, 20/06/2023
A+ Aa A-

Një person thuhet se ka humbur jetën sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes opozitës iraniane dhe policisë.

Ky fakt konfirmohet dhe nga zëdhënësi i MEK, i cili pohon viktimë ka ngelur një banor i kampit ASHRAF. Sipas tij, banori i vrarë është Ali Mostashari. 

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj. Po kështu ai shton se 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen.

Nuk dihet nëse viktima ka humbur jetën për shkaqe shëndetësore apo është vrarë.

Burime jo zyrtare nga SPAK konfirmojnë se urdhëri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Të njëjtat burime të cilat janë në azhornim me situatën në terren, thonë se ka patur përplasje por nuk konfirmohet ende për të plagosur dhe viktima deri në këtë moment. Por konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas informacioneve të siguruara nga SPAK për qëllime terroriste, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco