VIDEO/ Kontrollet në kampin e muxhahedinëve me urdhër nga SPAK

10:25, 20/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit me vendim të GJKKO-së dhe urdhër të SPAK, po kryen kontrolle të të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin e MEK, në Manzë të Durrësit, ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

Burime bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.

SYRI TV sjell edhe pamjet nga kontrolli i policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Kampi ‘ASHRAF 3’ prej vitit 2013 strehon rreth 3000 opozitarë iranianë!

NJOFTIMI ZYRTAR

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës. 

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. 

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco