Shpërbëhet grupi që shpërndante kokainë në Durrës, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë

Shpërbëhet grupi që shpërndante kokainë në Durrës, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë

15:55, 19/06/2023
A+ Aa A-

Autoritetet e Policisë së Shtetit kanë finalizuar operacionin e koduar “Periudha”, duke goditur një grup të organizuar të shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se grupi vepronte duke shitur doza kokaine në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shtetas.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje, si edhe një peshore elektronike dhe 3 celularë.

Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit R. L., 21 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco