Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Reshjet intensive të shiut përmbytin Korçën, banorët: Shkak, mungesa e kanalizimeve

21:42, 14/06/2023
A+ Aa A-

Reshjet intensive të shiut pasditen e të mërkurës,  kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Korçes.

 Si pasojë, uji ka përmbytur rrugët dhe ka vërshuar brenda bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit, duke u shkaktuar dëme  të mëdha financare.

Banorët thonë se kjo lagje përmbytet shpesh herë dhe vjen si pasojë e mungesave të pustave te ujit dhe bllokimit të kanalizime. Ata madje, kanë tentuar të zhbllokojnë kanalet nga mbetjet.

Situata e përmbytjeve është e rënduar edhe përgjatë parkut Rinia, ku qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është i vështirë, pasi rrugët janë në ujë. Ndërkohë moti i keq me erë të forte ka shkaktuar edhe thyerjen e  disa pemëve të qytetit duke rrezikuare dhe jetën e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco