SYRI TV/ Shpopullimi prek fshatin Erind në Gjirokastër: Kemi mbetur vetëm ne pleqtë

14:15, 14/06/2023
A+ Aa A-

Në fshatin Erind në Gjirokastër jetojnë vetëm të moshuarit. Të rinjtë janë larguar dhe banorët e pakët që kanë mbetur shprehen se mungesa e një të ardhme dhe papunësia ka larguar fëmijët e tyre jashtë. Edhe pse fshati ka potencial turizmi për shkak edhe te kishës shumëvjeçare, banorët shprehen se ajo është harruar nga shteti.

SYRI TV

Shpopullimi me largimin e të rinjve dhe jo vetëm ka prekur edhe fshatin Erind në Gjirokastër. Ata që tashmë kanë mbetur janë pak shtëpi me te moshuar. Këta të fundit thonë se të gjithë kanë emigruar dhe i ka marrë malli që të shohin në fshatin e tyre djem e vajza të reja.

Fshati ka potencial të zhvillimit të turizmit për shkak të kishës së Shën Nikollës, por banorët thonë që ajo nuk është restauruar dhe po rrënohet çdo ditë.

Për këtë fshat të Lunxhërisë askush nuk është kujtuar kanë qënë vetë ata pak të moshuar që kanë mbetur të cilët kane shtruar rrugët me kontributin e tyre dhe thonë që turistët kalojnë aty për të shkruar në Cajup, por aty nuk ndalojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco