‘Shkoja përditë nga 2 orë në hotel me Ersidën, kam dëshmitar’/ Marjus Musaku flet nga burgu: Ersidën e kapa me shokun e burrit

‘Shkoja përditë nga 2 orë në hotel me Ersidën, kam dëshmitar’/ Marjus Musaku flet nga burgu: Ersidën e kapa me shokun e burrit

18:29, 13/06/2023
A+ Aa A-

Marjus Musaku vazhdon të jetë ende në burg për pengmarrje dhe përdhunim Ersida Dyrmishit, nënë e dy fëmijëve, edhe pse në media kanë dalë foto dhe biseda që hedhin dyshime se ata kanë patur një lidhje intime bashkë dhe ngrihen dyshime të forta se ajo ka qëndruar me dëshirën e saj në hotel me të nga data 25 korrik deri me 3 gusht të vitit të 2022, kohë për të cilën u shpall e zhdukur.

Në një intervistë nga burgu për Top Channel, Marjus Musaku u shpreh se është i pafajshëm dhe çdo gjë ka qenë me dëshirë. Ai deklaroi se gjatë muajit qershor ka qëndruar pothuajse çdo ditë nga 2 orë në hotel me Ersidën dhe për këtë ka dhe dëshmitarë.

‘Gjatë muajit qershor unë shkoja përditë me Ersidën, ditë për ditë, nga ora 2 deri në 4. Kurse Nikoll Marku ka bërë një falsifikim total, s’më kanë marrë njëherë në pyetje. Këto kanë dëshmuar në gjykatë, ka qenë i zoti i shtëpisë ku unë shkoja. Kanë qenë disa dëshmitarë që e kanë vërtetuar marrëdhënien time me Ersidën dhe nuk po zbatohet asnjëlloj gjëje’, tha Marjus Musaku.

Ai më tej shtoi se gjithçka është bërë që Ersida dhe bashkëshorti të përfitojnë azil. Sipas tij, Ersida sot ndodhet në Itali. Më tej, Marjusi tregon se Ersidën e ka kapur edhe me shokun e burrit të saj, por nuk i ka bërë asgjë.

‘Ersida sot ndodhet në Itali. Kanë shkuar për të kërkuar azil. OBGJ-ja, Nikoll Marku i ka dhënë një letër sikur ajo është përdhunuar. Ka përfituar azil.  Në 12 gusht ka ikur në Itali. Ajo e bëri këtë sepse unë e kapa me shokun e burrit të saj.

Në shtëpinë në Durrës kemi qëndruar që prej datës 25 deri më 3 gusht. Ne dilnim për kafe, ajo e ka thënë dhe vetë tek psikologia. Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë. Normale që kemi kryer marrëdhënie, kemi qenë të dashur. Ajo ka ardhur me dëshirën më të madhe. Kemi shkuar nga Porto Romano.

Kur e kapa me shoku ne burrit të saj nuk i kam bërë asjgë. I thashë ik se nuk je për mua. Ersidës i kërkoj vetëm të thotë të vërtetën.  E kapa me shokun, e lashë në jetën e vet. Ajo më bëri puçin me burrin e saj. Nuk jam marrë njerë në pyetje. Më janë shkelur të gjitha të drejtat.

I kërkoj vetëm të thotë të vërtetën. Nuk kam asnjë inat. I kam paguar dhe shkollën të fëmijëve të saj. E kam mbajtur me lekë. E vërtetoj me të pyetur tek dyqanet. Ka blerë fustane të shtrenjta. Shumë njerëz na kanë parë si çift normal. Nuk e kam prekur njerë me dorë’- tha Musaku.

Ersida Dyrmishi dhe bashkëshorti i saj denoncuan në Polici se 30-vjeçarja ishte marrë peng nga 32-vjeçarin Marjus Musaku për 9 ditë në një banesë me qira në Durrës.

Nëna e dy fëmijëve pretendon se ai e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e një thike teksa e mbante peng dhe e kishte detyruar të bashkëjetonte me të.

Por familjarët e Marjusit kanë nxjerrë bisedat edhe fotot provokuese ku ekspozonte trupin, që Ersida thuhet se i çonte Marjusit.

Në njërën prej këtyre fotove, Ersida dhe Marjusi duken edhe bashkë brenda një automjeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco