VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Jan Prengës, kalon për gjykim dosja. Të akuzuar Dritan Rexhepi e Gentian Funiqi

15:54, 13/06/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 3 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë. Ata akuzohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal, ndërsa shumica prej tyre ndodhen në kërkim.  Vetëm kopshtari i resortit të Altin Hajrit është dënuar, teksa për këtë të fundit janë pezulluar hetimet deri në arrestimin e tij.

SYRI TV

Gjykata e Posaçme kaloi të martën për gjykim çështjen penale ndaj të pandehurve, (TABELA) Të akuzuar: Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj, të cilët akuzohen si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Ky i fundit u rrëmbye në Kamëz më 17 janar të 2020-ës, ndërsa në pretendimet e SPAK, porosia ishte dhënë nga Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi.

I pari që të paktën zyrtarisht SPAK ka të dhëna se ndodhet në Ekuador me masë shtrënguese dhe Gentjan Funiqi (Doçaj), i arrestuar në Spanjë, me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, me banim në Kamëz. Ata ishin të bindur se Astriti, vëllai i Jan Prengës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth në Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori.

Rrëmbimi është urdhëruar me qëllim që Astriti të kthente lëndën narkotike. Sipas Prokurorisë, organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i planit është kryer nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. I vetmi i dënuar me burgim të përjetshëm është kopshtari Festim Bixhdili. Sipas SPAK, në ambientet e resortit në pronësi të Altin Hajrit, Bixhdili ka pastruar vendin e krimit, ka gjetur kazmat dhe lopatat, duke kërkuar për vendin ku do groposej trupi, si dhe ka gjetur rroba të pastra për autorët që bëna rrëmbimin. Ndërkohë për Altin Hajrin, hetimi është pezulluar thonë burime pranë SPAK, deri në një njoftim për kapjen e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco