SYRI TV/ Falsifikonin dokumenta, arrestohen 3 persona. Reklamonin pasaporta false në Tik-Tok

15:36, 13/06/2023
A+ Aa A-

SPAK dhe policia e shtetit kanë goditur një grup që merrej me falsifikimin e dokumenteve të identifikimit me synimin për të hyrë në Britani. Sinjalizimi erdhi nga autoritetet gjermane, teksa në pranga kanë përfunduar Mariglen Hoti, 35 vjeç, Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç, dhe Ilir Hoxha, 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.  Grupi reklamonte falsifikimin e pasaportave në rrjetet sociale.

SYRI TV

Një grup që merrej me falsifikimin e dokumeteve është goditur nga policia e shtetit dhe SPAK, teksa në prangat e policisë kanë rënë Mariglen Hoti, 35 vjeç, Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç, dhe Ilir Hoxha, 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta të tre shtetas falsifikonin dukumentet e identifikimit dhe patentat për shtetasit shqiptar që synonin të hynin ilegalisht në Britani ose në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Autoritetet gjermane në kuadër të operacionit  ‘ËATERMARK’ kanë zbuluar disa shqiptarë që tentuan të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet aeroporteve të ndryshme në Gjermani duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

Në datën 09.11.2022 në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokumenta greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzierje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm.

Shtetasit e arrestuar janë O.N. dhe K.L., dhe gjatë hetimeve u konstatua se një i afërm i tyre kontaktoi me një falsifikues në Shqipëri nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”.

Tashmë 3 të arrestuarit do të përballen me akuzat e veprave penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” . ndërkohë fenomeni I falsifikimit të dokumenteve dhe reklamimi në rrjetet sociale është kthyer tashmë në një fenomen shqetësues. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco