Babai i Regis Runajt përballet me vrasësit e të birit: Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, jemi fukarenj

Babai i Regis Runajt përballet me vrasësit e të birit: Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, jemi fukarenj

12:15, 13/06/2023
A+ Aa A-

SPAK ka lexuar pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje të ndodhura verën e vitit 2020 në Elbasan.

SPAK kërkoi dënimin me 30 vite burg për Xhuljano Hoxhën. Për Euglen Halilin SPAK, kërkoi dënimin me 12 vite burg, ndërsa ka pasur statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Halilaj zbardhi vrasjen e Regis Runajt dhe pranoi se ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin.

Sipas SPAK, vrasjet janë porositur nga Erjon Alibej, çështja ndaj të cilit u veçua pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarje të tjera.

Në seancë ishte i pranishëm edhe babai i Regis Runajt, njërit prej viktimave, i cili kërkoi drejtësi.

“Ne jemi fukarenj, jemi njerëz të këputur, dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhome, se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika, u them këtyre cunave që mua vetëm një thikë më duhet, që të shkoj tek im bir.

Dua që këta dy çunat të marrin atë që meritojnë, asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen, më kuptoni dhe mua, ju i perqafoni fëmijët tuaj. Une pres që djali të më kërkojë lekë për cigare.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco