Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ja pretenca e SPAK për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ja pretenca e SPAK për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin

12:07, 13/06/2023
A+ Aa A-

SPAK ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për dy vrasjet mafioze në qytetin e Elbasanit rreth tre vite më parë, përktësisht të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Kështu, për Hoxhën SPAK ka kërkuar 30 vite burg, ndërsa për Euglen Halilin, bashkëpunëtor i drejtësisë në proces, u kërkuan 12 vite burg. Gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në njoftimin dhe kapjen e tij.

Kujtojmë se vrasjet dyshohet se janë urdhëruar nga Erjon Alibej. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

AKUZAT E SPAK

1. Xhuliano Hoxha, i akuzuar:
Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2. Euglen Halili, i akuzuar:
Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal. Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco