Tritoli në banesën e gjyqtarit/ 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Tritoli në banesën e gjyqtarit/ 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion

09:57, 30/04/2024
A+ Aa A-

Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që mund të çojnë në kapjen e autorit, i cili vendosi tritolin në shtëpinë e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

NJOFTIMI ZYRTAR

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.04.2024, rreth orës 03:00, në lagjen "Tom Kola", ku në portën e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, është hedhur lëndë plasëse, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të DVP Shkodër dhe Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, si dhe vijon punën intensivisht, për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë identifikimit të autorit/ëve, zbardhjes dhe dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Krahas veprimeve intensive të grupit hetimor, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara.

Për çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të rastit, DVP Shkodër vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro. 

Kushdo që ka informacion duhet ta dërgojë në numrin 069 41 05 436. Policia e Shtetit iu garanton anonimat të sigurtë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër siguron qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të garantuar rend dhe siguri publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco