SYRI TV/ Gjyqi për Fatmir Mediun, FBI do pyesë 5 dëshmitarë, avokatët: Proces shterpë

15:23, 02/05/2024
A+ Aa A-

Pranohet kërkesave a avokatëve të Fatmir Mediut në procesin gjyqësor ndaj këtij të fundit, që 5 shtetas amerikanë, të kërkuar si dëshmitarë, të pyeten nga FBI në prani të një përfaqësuesi të zgjedhur nga ish-ministri. Gjykata nuk dha një vendim të qartë ndërkohë nëse do bëhet me video-konferencë ose jo marrja në pyetje. Në procesin gjyqësor për dosjen “Gërdeci”, avokatët ngritën pretendime të shumta në sallën e gjyqit dhe jashtë saj, mbi procesin që e konsiderojnë se shterp dhe pa prova ndaj të pandehurit

Syri tv

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve të Mbrojtjes Fatmir Mediu për pyetjen e 5 dëshmitarëve amerikan në prani të Andrew Turley, si përfaqësues ligjor I ish-ministrit të Mbrojtjes. Në procesin gjyqësor për dosjen “Gërdeci”, avokatët e Mediut kërkuan që pyetja e tyre nga agjentët e FBI-së të bëhej me video konferencë, kërkesë që gjeti edhe dakordësinë e përfaqësuesve të akuzës, por gjyqtarja nuk dha një vendim të qartë lidhur me këtë kërkesë. Pyetjet ndaj 5 amerikanëve janë dërguar më herët nga SPAK drejt agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit, FBI. Në dalje të GJKKO-së avokati i Mediut, Ardian Visha qortoi qëndrimin e SPAK lidhur me mosparaqitjen e provave kundër ish-ministrit dhe argumenteve mbi të ciklat është ngritur akuza.

Brenda seancës gjatë debatit gjyqësor, Visha tha se procesi është shtërp dhe për ti bërë qejfin një pjese të opinionit. Vetë ministri nuk mori pjesë në gjyq, teksa mbrojtja bëri të ditur se merrte pjesë në seancën plenare në Kuvend. E teksa procedura e marrjes në pyetje të 5 shtetasve amerikanë pritet të zgjasë mbase edhe me muaj, më 15 maj në orën 10 zhvillohet seanca e radhës me paraqitjen e provave nga organi i akuzës. Mes këtyre shtetasve është edhe Patrick Henry, si përfaqësuesin e firmës SAK të demontimit të armëve në Gërdec, ndërsa letër porosia është nisur që prej 29 janarit të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco