‘Mashtrimi më i madh në Europë nga Call Center’, SPAK jep detaje mbi operacionin që nisi në Gjermani

‘Mashtrimi më i madh në Europë nga Call Center’, SPAK jep detaje mbi operacionin që nisi në Gjermani

16:56, 02/05/2024
A+ Aa A-

SPAK ka dhënë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar, i cili ka goditur një grup kriminal të mashtrimit kompjuterik.

Bëhet e ditur se gjithçka ka nisur në dhjetor 2023, pasi policia gjermane ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës.

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

Për këtë rast, në Tiranë janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Njoftimi i SPAK

Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit,  Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro.

Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco