Tentoi të godasë gjyqtaren në sallën e gjyqit në gjykatën e Lushnjes, Apeli nxjerr në 'arrest shtëpie' 63 vjeçarin

Tentoi të godasë gjyqtaren në sallën e gjyqit në gjykatën e Lushnjes, Apeli nxjerr në 'arrest shtëpie' 63 vjeçarin

11:53, 17/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj 63 vjeçarit Jorgji Koreka i cili tentoi të ofendojë dhe godasë gjyqtaren Ina Bajramaj pasi mori vendim kundër tij mbi një pronë të cilën pretendonte se i përkiste.

Ngjarja u regjistrua më 11 prill 2024.

Rreth orës 14:25, shërbimi i policisë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje, ka njoftuar se në sallën e gjyqit, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ka pasur një konflikt midis një palë ndërgjyqëse dhe gjyqtares së çështjes, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me Jorgji Koreka

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 555 , datë 14.04.2024, e kishte lënë në 'arrest me burg'.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga vetë Koreka i cili kërkoi ndryshimin e vendimit revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg” .

Në përfundim të gjykimit, më datë 16.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Diamela Goxha, vendosi: Ndryshimin e vendimit dhe urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco