Lajmi i fundit

Denoncoi lidhjet e Edi Ramës me organizatat mafioze, kërcënohet gazetari Zigfrido Ranucci

Operacioni shtrihet edhe në Shijak/ Blenë vota për PS-në: Kush janë vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj

Operacioni shtrihet edhe në Shijak/ Blenë vota për PS-në: Kush janë vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj

11:32, 17/05/2024
A+ Aa A-

Ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shijak, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, mes 50 të tjerëve. 

Sipas burimeve, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Operacioni masiv i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” arrestoi 22 persona. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të drejtuara nga Shijaku e Maminasi, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Në krye të tyre ishte i njohuri Astrit Avdyli ose ndryshe Astrit Balliu, që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet për këtë çështje janë nisur që në dhjetor të vitit 2016.

Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Edhe familjarë të tjerë, si Jasmin Avdyli apo Flamur Avdyli janë të lidhur me botën e kriminit.

Në fillim të vitit 2019, VOA dhe BIRN bënë një investigim të dosjes 339, ku u fokusua tek një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.

Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta. Për dy vjet e gjysëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.

Astrit Avdylaj është liruar nga qelia e paraburgimit dy vite pas arrestimit të bujshëm, në korrik 2021 dhe përfundoi në ‘arrest në shtëpi’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco