Masë sigurie për Xhevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit në kërkim të Ramës

Masë sigurie për Xhevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit në kërkim të Ramës

12:07, 17/05/2024
A+ Aa A-

SYRI TV mëson se është lëshuar masë sigurie edhe për Xhevi Ndokën, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK të zhvilluar ditën e sotme.

Xhevi Ndokës i komunikohet masa e sigurisë në qeli, duke qenë se ndodhet në burg pasi është dënuar nga Apeli i GJKKO si pjesë e grupit që tjetërsoi 234 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun.

Apeli i GJKKO ka dënuar Xhevi Ndokën në total me 10 (dhjetë) vjet burgim, ndërsa po për këtë çështje është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg edhe e motra, Mimoza Ndoka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco