EMRAT/ Kishin kthyer furrën e bukës në 'shtëpi bari', dështon 'ëndrra britanike' për 4 të rinj shqiptarë

EMRAT/ Kishin kthyer furrën e bukës në 'shtëpi bari', dështon 'ëndrra britanike' për 4 të rinj shqiptarë

10:21, 13/06/2023
A+ Aa A-

Katër të rinj shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur si ‘kopshtarë’ në një fermë kanabisi. Të arrestuarit janë E. Cepele, 28 vjeç, E. Cepele, 27 vjeç, A. Kola 29 vjeç dhe M. Xhafa, 19 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1000 bimë kanabis, teksa bimët kultivoheshin në dy ndërtesa. Gjatë seancës gjyqësore të rinjtë shqiptarë u shprehën se punonin si ‘kopshtarë’, ndërsa pohuan se ishin marrë me aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike që prej shtatorit të vit të kaluar. Sipas autoriteteve britanike, shqiptarët kishin kthyer furrën e bukës në ‘fermë’ kanabisi.

Mediat britanike raportojnë se seanca e radhës do të mbahet më 7 gusht, ku pritet të jepet masa e sigurisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco