VIDEO-SYRI TV/ Degradim para syve të bashkisë Kuçovë, tregu i qytetit si në mesjetë

15:07, 12/06/2023
A+ Aa A-

Tregu i Kuçovës në gjendje skandaloze. Pamjet që do të ndiqni në kronikën në vijim, tregojnë se si në këtë treg shiten produkte ushqimore jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve. Gjithashtu, për shkak të amortizimit strukturor të tregut, shumë ambiente biznesi të tij janë braktisur nga shitësit.

SYRI TV

Pamjet që po shihni nuk kanë nevojë për shumë koment. Ato tregojnë situatën ku ndodhet tregu industrial dhe ushqimor i Kuçovës.

Një hapësirë e pa investuar prej vitesh të tëra, ku mbetjet urbane shpesh hidhen në tokë, ndërsa plastmasi shërben si mbulesë, dhe tezga të shkatërruar, gjysma e të cilave janë madje dhe të braktisura, janë vendi ku dhjetra tregtarë vijojnë të ushtrojnë aktivitetin duke paguar taksa ndaj bashkisë Kuçovë.

Siç shihet, kushtet higjeno sanitare janë krejtësisht jashtë çdo kushti, që do të fronte siguri ushqimore për konsumatorët.

Tregtarët shprehen se, kushtet në të cilat tregtojnë janë shumë të vështira por nuk kanë se ku të ankohen sepse nuk i dëgjon askush.

Bashkia e Kuçovës, përballë pamjeve të tilla, ku vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve e ku tregtarët ushtrojnë aktivitetin në kushte të vështira, ka zgjedhur të hesht.

Gaz. A.Hajdari. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Demo

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco