FOTO-EMRI/ Vritet me thikë në Athinë 23 vjeçari shqiptar

FOTO-EMRI/ Vritet me thikë në Athinë 23 vjeçari shqiptar

14:48, 12/06/2023
A+ Aa A-

23 vjeçari shqiptar Koço Myftari, lindur në Delvinë e banues në Sarandë është vrarë me thikë në Athinë, Greqi.

Ngjaja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 05:30 të mëngjesit kur policia e Athinës është njoftuar nga spitali se aty kishte mbërritur një i ri i plagosur.

Për shkak të gjendjes së rëndë ai është futur në sallën e operacionit por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.

Kanë qënë miq të viktimës ata që e kanë çuar të riun në spital por janë larguar më pas. Policia ka arritur t’i identifikojë dhe shoqërojë për të marrë dëshminë e tyre.

Sipas burimeve për SYRI-n, vëllai i viktimës së sotme është vrarë në Gjermani në vitin 2019. 

Image

( vëllai i viktimës i vrarë në Gjermani )

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco