Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Apeli e la në burg Milena Derajn/ ‘I kam borxh 225 mijë euro familjes Ferracaku’

Apeli e la në burg Milena Derajn/ ‘I kam borxh 225 mijë euro familjes Ferracaku’

13:14, 12/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Milena Derajn, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e arrestuar më 24 maj me dyshimet se kishte përfituar 340 mijë euro nëpërmjet mashtrimit familjes Ferracaku. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Deraj ka dorëzuar një deklaratë noteriale ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku, por pretendon se u detyrohet më pak dhe se nuk ua ka marrë përmes mashtrimit.

Sipas saj, nga shuma 340 mijë euro që u kishte marrë për të shpëtuar të akuzuarit nga dënimi me burg përjetë për masakrën e Velipojës, në fakt u detyrohet 225 mijë euro.

E pandehura shpjegon se i ka detyrim familjes Ferracaku 225 mijë euro dhe jo 340 mijë.

Në deklaratën e saj noteriale ajo shpjegon se kur mori shumën prej 340 mijë euro nga Abedin Ferracaku, kontaktoi dy avokatë të suksesshëm, por njëri u tërhoq ndërsa tjetri është ende i angazhuar. Ajo deklaron se pasi avokati i parë është tërhequr, ajo i ka kthyer shifrën 140 mijë euro, Adebin Ferracakut, përkatësisht 3 muaj më parë në Tiranë.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gjate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam rikthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volksëagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.

Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim”, shkruhet në deklaratën noteriale e Milena Derajt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco