Goditje për Sunak/ Rekord: 616 emigrantë me gomone në Angli në një ditë

Goditje për Sunak/ Rekord: 616 emigrantë me gomone në Angli në një ditë

12:52, 12/06/2023
A+ Aa A-

Në total 616 emigrantë kaluan me gomone Kanalin Anglez gjatë të dielës- shifra më e madhe për këtë vit.

Sipas gazetës, ky është një rekord për vitin 2023.

Ndërkohë, të shtunën kishin mbërritur 497 persona me gomone. Në total deri tani kanë mbërritur me gomone në Angli mbi 8390 persona.

Trafikantët kanë përdorur fundjavën e nxehtë, erërat e pakëta dhe detin e qetë që të rikthehen fuqishëm në rrugët e trafikut.

“Kjo është një goditje për Rishi Sunak, i cili pretendoi muajin e kaluar se masat e tij kundër gomoneve kanë nisur të japin rezultatet, ndërkohë që ishte era e veriut në maj dhe në fillim qershor që pengoi gomonet. Fluksi i djeshëm sugjeron se moti i keq ka qenë pengesa kryesore e bandave kriminale,” raporton Daily Mail.

Ky numër i madh emigrantësh vjen pikërisht kur një hetim i komisionit parlamentar për punët e brendshme në Mbretërinë e Bashkuar doli në konkluzionin se nuk ka prova që të sugjerojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të rrezikuar dhe kanë nevojë për azil, duke i hapur rrugën kështu qeverisë për riatdhesim të shpejtë të azilkërkuesve.

Statistikat e mbledhura nga hetimi tregojnë se gjatë vitit 2022, 12 mijë deri në 15,500 shqiptarë kaluan kanalin La Manshin që ndan Francën nga ishujt britanikë me gomone për të kërkuar azil në Angli, shumica dërrmuese e të cilëve janë meshkuj të rritur. Gjatë vitit 2021, vetëm 800 shqiptarë kishin kapërcyer kanalin me gomone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco