VIDEO/ Rrëshqitja e dheut rrezikon të shembë urën në Moglicë të Korçës

17:49, 11/06/2023
A+ Aa A-

Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë  rrezikon seriozisht urën e rrugës kryesore të këtij fshati duke bllokuar kështu prej dy ditësh lëvizjen e banorëve.

E gjithë kjo situatë sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit Gezim Topçiu është krijuar nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit. Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale prej dy ditësh po punohet për largimin e dherave dhe inerteve, por sasia e madhe e dherave që zbret nga mali e bën tejet të vështirë punën për shpëtimin e kësaj ure që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve të fshatit Dushar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco