Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

SYRI TV/ Qindra tubues në New York kundër Skavicës, thirrje për anulimin e projektit të HEC-it

14:00, 11/06/2023
A+ Aa A-

Shqiptarët e New York-ut kanë marshuar me qindra në rrugët e qytetit kundër projektit të HEC-it të Skavicës në Dibër. Me pankarta në duar, ata bëjnë thirrje ndaj qeverisë të anulojë projektin, ndërsa kjo nuk është hera e parë që çështja e “Skavicës”, zhvendoset me protesta nga Europa në SHBA.

SYRI TV

Kauza kundër ndërtimit të HEC-it në Skavicë është kthyer në një kauzë edhe për shqiptarët që jetopjnë në New York. Së fundmi Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka protestuar me pankarta në duar kundër këtij projekti.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët me banim në këtë shtet, ngrihen me qindra në tubime nëpër rrugë, me pankarta e thirrje kundër projektit të Skavicës. Projekti që parashikon ndërtimin e hidrocentralit parashikon evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre dhe shkatërrimin e ekosistemit përgjatë luginës së Drinit.

Ata shprehen se Drini dhe Dibra duhet të mbrohen ndërsa i drejtohen qeverisë duke i thënë kërkuar anullimin e projektit.  Thirrja për të shpëtuar lumin Drin nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës është bërë nga Shoqata 'Rrënjët Shqiptare' në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohur ndryshe si ” Albanian Roots”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco