Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Beteja për Kuçovën vazhdon: Maliqi me besim drejtësia, dorëzon nesër provat në SPAK

Beteja për Kuçovën vazhdon: Maliqi me besim drejtësia, dorëzon nesër provat në SPAK

09:23, 11/06/2023
A+ Aa A-

Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë e Kuçovës, nuk e ka humbur besimin te drejtësia dhe do të luftojë që ta fitojë këtë bashki që po drejtohet nga socialisti Kreshnik Hajdari që pas 14 majit.

Lefter Maliqi gjatë këtyre muajve pas zgjedhjeve ka mbledhur prova të shumta për të denoncuar krimin zgjedhor, vjedhjen e votave në bashkinë e Kuçovës dhe jo më larg se nesër, të hënën, do të shkojë t’i dorëzojë ato në SPAK.

Lajmin e dha vetë Maliqi sot në Fb, ku paralajmëron:

“SPAK, zgjohu!Tjetër kallëzim penal të hënën!  Krimi shtetëror dhe elektoral në bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë, vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante.

Çdo provë në KQZ, Kolegj Zgjedhor, SPAK dhe organizmat ndërkombëtarë. Oligarku Salillari dhe “‘pengu” i tij Hajdari, falangat e krimit, drejtues dhe ish-drejtues policie, forca operacionale të urdhëruara nga Çuçi i dështuar, “çakulli dhe asfalti elektoral”, joshjet, kërcënimet, blerjet, ndihmat, braktisja e detyrës, votimet në grup, fshehja e procesverbaleve origjinale, kuti pa vula, me kode të ndërruara, fletë votimi bosh e të nxjerra jashtë;

persona që votojnë 2-3 herë, drejtues të PS dhe të bashkisë duke shoqëruar votues me imponim, operator PEI punonjës të Bashkisë në shpërdorim detyrë, këshilltarë dhe drejtues të bashkisë si numërues dhe operatorë, qendra votimi me kamera të dëmtuara qëllimisht, votime për njerëz që ndodhen jashtë shtetit, falsifikime, vula të dëmtuara;

 braktisja e KZAZ mbi 1 ore para procesit të numërimit pa vendim të KQZ, kutitë e votimit lënë në mëshirë të fatit në duart e krimit ku ngjitur me kutit ishte dera e Qendrës së Kulturës së bashkisë me derë nga KZAZ, ngjitur me kutitë dhe me dalje në shkollen e mesme etj etj etj. Skandal i vërtetë!

Tjetërsim i votës, manipulim, vjedhje, abuzim! Çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht. Hetim dhe ndëshkim! S’ka kthim pas! Bashkia Kuçovë e grabitur do t’iu kthehet banorëve!” /ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco