Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Masakra e Velipojës, kapet në Itali shqiptari i shumëkërkuar

Masakra e Velipojës, kapet në Itali shqiptari i shumëkërkuar

18:54, 10/06/2023
A+ Aa A-

Mëngjesin e 9 qershorit, Policia e Riminit ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Bëhet fjalë për A. Gocajn, që sipas të dhënave nga mediat italiane, është kapur nga policia e Riminit. I riu që sipas policisë italiane kishte mbetur i plagosur në masakrën e Velipojës me 4 vitima dhe 2 të plagosur, kishte mbetur i plagosur në këtë ngjarje.

Deri më tani dihet se nga Policia shqiptare, të shpallurit në kërkim për ngjarjen janë: Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besar Ferracaku, të cilët mendohen të kenë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në ngjarje. Nga ta nuk dihet se cili është vendosur në pranga në Itali.

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.

Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco