Protestuesit serbë në Zveçan: Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona!

Protestuesit serbë në Zveçan: Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona!

09:37, 02/06/2023
A+ Aa A-

Qindra protestues serbë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.

Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruanin: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, raporton REL.

Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin.

Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj.

Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh, protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco